‘Është një ndjenjë shumë e keqe’, Messi flet për situatën e vështirë nga Covid-19

Futboll

‘Është një ndjenjë shumë e keqe’, Messi flet për situatën e vështirë nga Covid-19

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Lionel Messi

Lionel Messi, mori nga gazeta prestigjioze “Marca” trofeun “Pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll. Messi, duke folur për vështirësitë që kanë lindur prej Koronavirusit, theksoi se pandemia ka ndryshuar për keq futbollin.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka, siç kemi bërë gjithmonë në këtë klub. Ne po rritemi pak nga pak. .Është e vërtetë që ne nuk duhet të kishim lënë kaq shumë pikë rrugës. Tani gjëja e rëndësishme është që të marrim një seri rezultatesh të mira për të arritur në majë sa më shpejt të jetë e mundur”

“Me pandeminë të gjitha ndeshjet janë të vështira. E vërteta është që futbolli ka ndryshuar shumë dhe është e vështirë për këdo. Është e tmerrshme të luash pa tifozë. Ashtë një ndjenjë shumë e keqe. Është si stërvitje dhe kërkon shumë kohë për të hyrë në lojë. Pandemia ka ndryshuar të gjithë futbollin për keq. Ne e shohim atë në çdo ndeshje. Shpresojmë që së shpejti të luajmë me tifozët në stadiume”, tha Messi.

Messi e fitoi këtë çmim për herë të 7 në karriere, pasi e mbylli sezonin në La Liga me 25 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat