Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

Futboll

Lewandowski: Isha i gatshëm t’i bashkohesha Unitedit në vitin 2012

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka treguar se ishte takuar me Sir Alex Ferguson për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi në vitin 2012.

Futbollisti polak ishte lidhur vazhdimisht me Djajtë e Kuq gjatë kohës sa ndodhej te Borussia Dortmundit.

Megjithatë, transferimi në Old Trafford dështoi, ashtu që në vitin 2014 kaloi si lojtar i lirë te bavarezët, ku në 307 paraqitje ka shënuar 266 gola dhe i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm ekiporë.

“Pas viti tim të dytë te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Ai donte që unë të shkoja në Mançester”.

“Isha shumë i interesuar. Madje mund të them se isha i gatshëm. Por, Dortmundi nuk më lëshonte. Megjithatë, nuk isha i hidhëruar se gjëra po shkonin shumë mirë te Borussia”, ka treguar Lewandowski për France Football.

Në vend të polakut, Ferguson asokohe e transferoi Robin van Persien nga Arsenali dhe e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të fundit (2012/2013) si trajner i Manchester Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat