Lista e Barcelonës kundër Valladolid, dy mungesa te skuadra e Koemanit

Futboll

Lista e Barcelonës kundër Valladolid, dy mungesa te skuadra e Koemanit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Sot në orën 22:00 Barcelona luan në transfertë kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Ronald Koeman ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e Barcelonës kundër Real Valladolid ku bie në sy mungesa e Matheus Fernandes dhe Konrad de la Fuenta.

21 futbollistët në ekipin e Koemanit në dispozicion për ballafaqimin ndaj Valladolidit do të kërkojnë kthimin tek fitorja pas barazimit me Valencian.

Ky do të jetë takimi i parafundit i Barcelonës në vitin 2020, para ballafaqimit me Eibar më 29 dhjetor në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat