Koeman del hapur kundër gjyqtarëve

Futboll

Koeman del hapur kundër gjyqtarëve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Koeman del hapur kundër gjyqtarëve

Ronald Koeman del hapur kundër gjyqtarëve në kampionatin spanjoll, pas polemikave për ndeshjen Eibar-Real Madrid, ku u mohua një penallti për Eibarin.

Trajneri i Barcelonës lë të kuptohet se xhaketat e zeza ndihmojnë madrilenët dhe se VAR-i është i pakuptueshëm. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Vajadolidin kërkon nga skuadra e tij që të jenë më të rregullt dhe të kenë vazhdimësi gjatë 90 minutave dhe në disa ndeshje radhazi.

VAJADOLIDI – “Duhet të bëjmë një ndeshje të njëtrajtshme dhe pa ulje-ngritje. Duhet të jemi mirë me topin në këmbë e të përmirësohemi pa top. Duhet të mbajmë përqendrim maksimal”.

VETËM FITORE – “Te Barcelona kanë ndryshuar shumë gjëra dhe luajnë futbollistë shumë të rinj. Kjo e shpjegon faktin që na mungon vazhdimësia. Është e vërtetë që na mungojnë disa lojtarë, por e ardhmja është pozitive. Kemnevojë për ndryshim, por ne jemi Barcelona dhe duam t’i fitojmë ndeshjet. Situata është e komplikuar”.

MESI – “Për mua nuk duhet të bëjë një intervistë për të thënë që është i lumtur dhe ka dëshirë sepse e shoh çdo ditë. Ai është fitues dhe dëshiron që të triumfojë në çdo ndeshje. Nuk e di çfarë ka thënë në intervistë”.

VAR – “Nuk e kuptoj fare VAR-in. Nëse pyet 10 persona në Madrid, të gjithë thonë se është penallti. Por mirë, tani e dimë… Ajo e Ramosit ishte penallti”.

FLORENTINO – “Nuk duhet ta kontestoj. Secili ka të drejtën e tij të komentojë dhe të japë opinione për tema të ndryshme”.

DEMBELE – “Ka nevojë për më shumë stërvitje për t’u grumbulluar. Normalisht mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Eibarit në 29 dhjetor”.

SKEMA 4-3-3 – “Unë i shoh lojtarët dhe ata mund të luajnë në disa skema të ndryshme. Me tre mesfush orë kemi më shumë mundësi për lëvizje. Ka disa momente kur na duhet vetëm një shkatërrues, por kjo varet nga kundërshtari”.

SI FINALE – “Çdo ndeshje që nuk fitojmë është një hap fals, por varet edhe nga rezultatet e skuadrave të tjera. Kemi shumë ndeshje përpara. Problemi nuk është që barazojmë një ndeshje, por që kemi humbur shumë të tjera në transfertë. Nuk mund të gabojmë më sepse na duhen pikë për të shkurtuar diferencën me kundërshtarët”.

MBROJTËSIT – “Formacioni që zgjedh është pjesë e rrotacioneve për shkak të lodhjes që kanë futbollistët. Është e pamundur të luash kaq shumë ndeshje në pak kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat