Zidane i përgjigjet akuzave të Koemanit

Futboll

Zidane i përgjigjet akuzave të Koemanit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Zidane i përgjigjet akuzave të Koemanit

Zidane i përgjigjet akuzave të Koemanit se duhej akorduar penallti kundër Realit!

Zinedine Zidane e ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili e ka komentuar haptas ndarjen e drejtësisë në fitoren e Real Madridit ndaj Eibarit.

Në sfidën që Los Blancos e fituan me rezultat 3-1, ndodhi një moment kundërthënës, kur goditja me kokë e Yoshinori Mutos përfundoi në bërrylin e Sergio Ramosit brenda zonës.

Ndërsa në një konferencë për shtyp ditën e hënë, Koeman deklaroi se gjyqtarët duhej të akordonin penallti.

“Më shqetëson, sepse unë kurrë nuk merrem me gjyqtarët”, ka thënë Zidane kur është pyetur lidhur me komentet e homologut të tij.

“Gjyqtarët janë pjesë e ndeshjes. Ata mund të gabojnë, njësoj sikurse lojtarët dhe sikur të gjithë ne në jetën e përditshme. Duke i respektuar komentet nga Koeman, nuk do të them asgjë, sepse po mendoj për ndeshjen ndaj Granadas”, ka deklaruar më tej trajneri i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat