​Solskjaer jep lajmin e keq për tifozët e Man. United

Futboll

​Solskjaer jep lajmin e keq për tifozët e Man. United

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Ole Gunnar Solskjaer

Dyshja e Manchester United Scott McTominay dhe Aaron Wan-Bissaka janë përjashtuar nga ndeshja çerekfinale e EFL Cup ndaj Evertonit.

McTominay shënoi dy herë në fitoren e së Dielës 6-2 ndaj Leeds United por u detyrua të largohej nga një problem në ijë, ndërsa Wan-Bissaka pësoi një dëmtim në të njëjtën ndeshje.

Të dy lojtarët nuk do të luajnë në udhëtimin e mesjavës në Everton, por mund të kthehen në garë për ndeshjen me Leicester Cityn në Premier League.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi lajmin për “MUTV” të Martën, duke thënë: "Ata të dy do të humbin ndeshjen kundër Evertonit patjetër.”

"Shpresojmë, nuk do të zgjasë shumë. Ata do të rikuperohen, por përveç kësaj, unë mendoj se të gjithë janë, pak a shumë, në rregull."

McTominay u vlerësua si një "përbindësh fizik" nga Solskjaer pasi shënoi golin më të hershëm në historinë e Premier League kundër Leeds, duke shënuar dy golat e tij brenda 170 sekondave të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat