Juventusi konkurron Barcelonën, vihet pas Memphis Depay

Futboll

Juventusi konkurron Barcelonën, vihet pas Memphis Depay

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Memphis Depay

Memphis Depay ishte një nga emrat më të kërkuar merkaton e verës së kaluar.

Holandezi ishte vënë në radarin e Barcelonës, e cila e kërkonte vazhdimisht djaloshin 26 vjeçar.

Depay, momentalisht gëzon kontratë deri në qershorin e vitit 2021, andaj një humbje e lirë nga ai, do t’i kushtonte shumë Lyonit.

Për këtë arsye, skuadra nga “Stadde de Lyonnais”, po mendon për shitjn e tij dhe është e gatshme që të pranojë për inicimin e bisedimeve për një shitje eventuale.

Në anën tjetër, Juventusi e sheh si opsion real përfaqësuesin tulipan, kështu që Janari pritet të jetë vendimtar sa i përket të ardhmes së anëtarit të dikurshëm të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat