Brdaric: Kemi nxjerrë mësime nga Laçi, për ne çdo ndeshje si finale

Futboll

Brdaric: Kemi nxjerrë mësime nga Laçi, për ne çdo ndeshje si finale

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:14
Brdaric: Kemi nxjerrë mësime nga Laçi, për ne çdo ndeshje si finale

Vllaznia do të luajë nesër në Fier ndaj Apolonisë së fundit por e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdariç në konferencën për shtyp për ndeshjen me Apoloninë e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe po ashtu është shprehur se mungesat nuk do të ndikojnë shumë në lojën e skuadrës.

E keni analizuar ndeshjen me Laçin dhe a keni nxjerrë mësimet e duhura prej saj?

Po, kemi bërë një analizë të gjatë dhe kemi dalë në konkluzionin se nëse duam të arrijmë diçka, nuk duhet t’i përsërisim ato gabime.

Sa ka ndikuar kjo humbje tek atmosfera në skuadrën?

Nuk ishte gjë e mirë dhe gjatë analizës e kam konstatuar tek të gjithë keqardhjen që nuk i bëmë si duhet gjërat. Humbja ndihet dhe është normale, por prej saj duhen nxjerrë mësimet për të ardhmen dhe duhet të reagojmë menjëherë për të kthyer situatën në favorin tonë.

Apolonia është e fundit ….

Për ne, çdo ndeshje luhet si një finale. Nuk ka rëndësi se kundërshtari i rradhës është në vendin e fundit sepse dikush duhet të jetë edhe në atë vend. Por ne do të luftojmë e punojmë për të marrë një rezultat sa më pozitiv, njëlloj sikur të ishim duke luajtur ndaj ekipit më të mirë.

E ndjeni presionin e sponsorit Xhaferi që është shprehur se nëse skuadra nuk do të arrinte të paktën Kupat e Europës, do të ishte një fatkeqësi …

Unë jam shumë serioz në punën time dhe gjithmonë kam deklaruar se shoh nga ndeshja në ndeshje. Humbëm me Laçin dhe e analizuam atë. Kemi për të patur ndeshje të tjera shumë më të forta, por fokusi ynë duhet të jetë gjithmonë aty. Ne nuk kemi pretendime momentale dhe duhet të presim edhe 6-7 muaj të tjerë për të parë fundin.

A ka presion nga sponsori për objektivat e skuadrës?

Deri sot, nuk kemi patur asnjë qëllim për të parë larg, por për t’u fokusuar tek çdo ndeshje. Nuk duam të themi, ekipi do të shkojë këtu apo aty. E rëndësishme është që ekipi e do lojën e bukur dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu.

Përveç Imamit e Krymit, që ungojnë për arsye kartonësh, a ka mungesa të tjera?

Na mungojnë Imami e Krymi, por kemi lojtarë të tjerë që do të luajnë. Janë lojtarë krejt seriozë dhe nuk shohim ndonjë diferencë të madhe në mes tyre dhe prandaj do t’i zëvendësojnë pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat