​Christian Eriksen drejt rikthimit ne Londër

Futboll

​Christian Eriksen drejt rikthimit ne Londër

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
​Christian Eriksen

Lojtari i ekipit kombëtar danez të futbollit Christian Eriksen mund të kthehet në Londër këtë janar, por jo te Tottenhami, fanellën e të cilit e mbajti për shtatë vjet, por te Arsenali.

Eriksen u transferua nga Tottenhami në Inter në janar të këtij viti, megjithatë, ai nuk arriti ta dëshmojë veten në Serie A. Gjatë vitit 2020, ai regjistroi vetëm 37 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe tani gjithnjë e më shumë po mendon të kthehet në "Ishull".

Sipas “Gazzetta dello Sport”, interesim të madh për shërbimet e mesfushorit danez po tregoi Arsenali, i cili po kalon një krizë të rezultateve dhe do të përpiqet të forcojë radhët e tyre në janar.

"Topçinjtë" e filluan sezonin tmerrësisht dhe aktualisht janë në vendin e 16-të me katër pikë më shumë se zona e rënies.

Italianët deklarojnë se Interi do të kërkojë disa nga lojtarët përveç parave, dhe ata janë të interesuar për Granita Xhaka dhe Dani Seballos.

Eriksen luajti për Tottenhamin nga 2013 deri më 2020, dhe para kësaj ai kishte veshur fanellën e Ajaxit për tre vite radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat