Notat e futbollistëve: Valladolid – Barcelona, ky është vlerësimi për Messin

Futboll

Notat e futbollistëve: Valladolid – Barcelona, ky është vlerësimi për Messin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 00:10
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka mposhtur pastër Valladolidin me rezultat 0-3.

Lenglet, Braithwaite e Messi mjaftuan për tri pikët e reja në renditjen tabelare dhe fillimin e rikthimit gradual drejt kreut.

Me këtë triumf, katalunasit shkojnë në kuotën e 24 pikëve pas 14 ndeshjeve, me tetë pikë më pak sesa Atletico Madridi kryesues, që poashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.

Gjithsesi, tri fitore në katër përballjet e fundit është një shpresë për teknikun Koeman që skuadra ka filluar ta rimarr veten dhe synon që të mbajë gjallë shpresën titull.

Në anën tjetër, për ekipin nga “José Zorrilla” kjo ishte humbja e shtatë këtë edicion, krahas tri fitoreve e pesë barazimeve, me ç’rast me vetëm 14 pikë të tubuara, pozicionohet në zonën e rrezikshme, gjegjësisht në vendin e 18.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka shpalosur vlerësimet për futbollistët, vlerësime këto që mund t’i shikoni më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat