Vardy i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester United

Futboll

Vardy i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester United

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 08:09
Jamie Vardy

Brendan Rodgers e ka shpallur sulmuesin, Jamie Vardy të gatshëm për ndeshjen e Leicester City ndaj Manchester United.

Rodgers pret që të ketë në dispozicion Vardy për udhëtimin tek United – pasi Leicester synon të fitojë në ‘Boxing Day’.

“Vardy do të jetë mirë për ndeshjen, është thjesht pak lodhje. Do të jetë pothuajse e njëjta skuadër”, tha Rodgers.

Leicester ka humbur më shumë ndeshje (19) dhe ka pranuar më shumë gola (60) kundër United – sesa ka ndaj çdo skuadre tjetër në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat