Canepa flet për Mehmedin

Futboll

Canepa flet për Mehmedin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Canepa flet për Mehmedin

Presidenti Ancillo Canepa ka thënë se Admir Mehmedi e ka derën e hapur të kthehet në klubin të cilin e udhëheq, Zuerich.

Ai ka thënë se e ka takuar Mehmedin gjatë grumbullimit me Zvicrën, të cilit ia ka bërë me dije se e ka të hapur derën për një kthim në Zuerich.

Ditë më parë, pas një kohe të gjatë në skuadrën zvicerane është kthyer mesfushori Blerim Xhemaili, teksa aty paraqiten edhe shumë prej futbollistëve të tjerë shqiptarë.

“Në filozofinë tonë të klubit, nuk ia kemi mbyllur derën askujt. Gjithmonë dera është e hapur për lojtarët që kanë luajtur dhe që nuk e kanë lënë pa përfitim klubin. Unë i kam takuar ish-lojtarët tanë gjatë grumbullimit me Zvicrën dhe u kam thënë se dera është e hapur”, ka thënë Canepa.

Aktualisht, Mehemdi është lojtar i Wolfsburgut.

Mehmedi me Zuerichun si senior ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2012. Për Xhemaililin, Mehmedi ka thënë se do të jetë lider i Zuerichut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat