Ish futbollisti i Prishtinës shpërthen në futbollin maqedonas

Futboll

Ish futbollisti i Prishtinës shpërthen në futbollin maqedonas

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Ish futbollisti i Prishtinës shpërthen në futbollin maqedonas

Basit Khalid ka pasur paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e Makedonija GP në Ligën maqedonase.

Ganezi në 14 ndeshje të luajtura ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste për bashkëlojtarët, duke e ndihmuar kështu skuadrën e tij për të qëndruar prapa Shkëndijes dhe Shkupit në luftën për titull.

Sulmuesi u transferua në verën e vitit 2019 nga Prishtina për tek Teuta, por në Shqipëri nuk arriti ta gjejë suksesin duke u lënë kështu si lojtar i lirë në gusht të këtij viti kur edhe nënshkroi në shtetin fqinjë të Maqedonisë Veriore.

24 vjeçari është ambientuar shumë shpejtë në futbollin maqedonas dhe po shfaq një formë që nuk e kishte pasur as kur luante për skuadrën kryeqytetase.

Ai ishte golashënuesi i tretë më i mirë në gjysmë-stinorin vjeshtor në Prva Liga pavarësisht që nuk luajti të gjitha ndeshjet, më të mirë se ai përsa i përket shënimit të golave ishin vetëm Besart Ibraimi dhe Dembo Darboe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat