Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

Futboll

Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

“League Seria A”, pasi ka marrë parasysh vendimin e djeshëm nga kolegji i garancive sportive të CON, ka zyrtarizuar se ndeshja Juventus-Napoli, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, që duhej të luhej më 4 tetor, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Për momentin nuk ka datë fikse, sepse duhet shqyrtuar me kujdes kalendari i ngjeshur, në kushtet e pandemisë.

Dje u vendos që ndeshja të luhej, duke hedhur poshtë fitoren 3-0 në tavolinë të bardhezinjve dhe heqjen e një pike nga renditja e napolitanëve, për shkak se këta të fundit nuk u paraqitën prej Covid-19.

Hipotezat për datën e mundshme të zhvillimit të saj tani janë duke u shqyrtuar.

Me një kalendar të ngjeshur nuk do të jetë e lehtë data fikse, duke marrë në konsideratë se më 20 janar është finalja e Superkupës së Italisë (pikërisht midis Napolit dhe Juves).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat