Ku mbeti kontrata 20 vjeçare e Ismet Munishit me Ballkanin?

Futboll

Ku mbeti kontrata 20 vjeçare e Ismet Munishit me Ballkanin?

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Munishi dhe Kabashi

Skuadra e Ballkanit sot ka shkarkuar trajnerin e tyre, Ismet Munishi.

Munishi ishte trajner i Ballkanit për 18 muaj – ndërsa sot zyrtarisht është larguar nga kjo pozitë.

Për shkarkimin e Ismet Munishit ishte folur edhe para disa muajsh, por këtë gjë e kishte refuzuar kategorikisht presidenti i klubit, Arsim Kabashi – i cili kishte deklaruar se “Baba” ka edhe 20 vjet kontratë me klubin e tij.

“Baba i trajnerëve në shqiptari edhe 20 vjet kontratë ka në FC Ballkani edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampion. Krenar dhe falënderues për gjithçka që je tu dhanë për ne”, kishte shkruar Kabashi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat