Hoxhaj: Ja çfarë më ka bërë përshtypje te Vllaznia

Futboll

Hoxhaj: Ja çfarë më ka bërë përshtypje te Vllaznia

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Hoxhaj: Ja çfarë më ka bërë përshtypje te Vllaznia

Ardit Hoxhaj i dha fitoren Vllaznisë ditën e sotme ndaj Apolonisë, me golin e shënuar në minutën e 40’. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat  e “Supersport” sulmuesi u shpreh:

“Është e vërtetë, unë në fazën përgatitore kisha dëmtim dhe vetëm në fillim të kampionatit jam kthyer.

Trajneri më kë ndihmuar shumë dhe më tha se tani është rasti im.

Trajneri ka bërë rotacione ndeshja pas ndeshje, ne nuk kemi hatër mbetje me njëri-tjetrin. Kreu i renditjes? Është një ndjenjë shumë e veçantë, të cilën nuk e kisha përjetuar prej kohës, që kur isha pjesë e Skënderbeut.

Në Shkodër e përjetojnë shumë futbollin dhe kjo na jep më shumë motivim. Unë jam mësuar që të luaj në krahë dhe të futen në 1 kundër 1, tani duhet të luaj me shpinë, mundohemi të shulojmë portën. Duhet të vendosem shumë mirë në zonë.

Një gjë që më ka bërë përshtypje te Vllaznia është organizimi që bëjmë për një ndeshej. Ne bëjmë lojë sulmuese. Kjo është diçka ndryshe nga futbolli që luhet në Shqipëri.. Ne na kërkon trajneri që të sulmojmë që në fillim të ndeshjes.”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat