Andrea Pirlo e ka startin e tretë më të keq te Juventusi nën epokën e Andrea Agnelli

Futboll

Andrea Pirlo e ka startin e tretë më të keq te Juventusi nën epokën e Andrea Agnelli

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Andrea Pirlo

Juventus e ka fillimin e tretë më të keq të epokës Andrea Agnelli nën drejtimin e Andrea Pirlo, pasi aktualisht ka 11 pikë më pak se Maurizio Sarri.

Zonja e Vjetër pësoi humbjen e parë në Serie A këtë sezon kundër Fiorentinës të martën .

Skuadra e Andrea Pirlo ka 24 pikë nga 13 ndeshje, fillimi i tretë më i keq në epokën e Andrea Agnelli.

Image

Vetëm Gigi Delneri në edicionin 2010-11 dhe Max Allegri në vitin 2015 kishin bërë më keq.

Juventusi i Delnerit arriti 23 pikë në 13 ndeshjet hapëse të Serie A të sezonit, duke e përfunduar edicionin në pozitën e shtatë.

Skuadra e Allegri mori 21 pikë, por fitoi titullin në Serie A në fund të sezonit 2015-16.

Image

Gjithashtu Juventusi i Maurizio Sarri kishte më shumë pikë sesa Pirlo në të njëjtën fazë të sezonit në Serie A një vit më parë.

Sarri kishte 11 pikë më shumë se Pirlo pas hapjes së 13 ndeshjeve të Serie A të sezonit.

Toskani fitoi titullin në Serie A në edicionin 2019-20, por u shkarkua pasi Lyon eliminoi Zonjën e Vjetër në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat