Shkarkimi i Ismet Munishit, cila është arsyeja?

Futboll

Shkarkimi i Ismet Munishit, cila është arsyeja?

Nga: K.Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Shkarkimi i Ismet Munishit, cila është arsyeja?

Ismet Munishi nuk është më kryetrajner i Ballkanit nga Theranda, me të cilën skuadër përfundoi në pozitën e dytë me 38 pikë apo me tre pikë më pak se kampioni vjeshtor Drita nga Gjilani. 

Munishi shkarkohet por nuk jepet ndonjë arsye se cili është shkaku.  

“Klubi ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi pas një viti e gjysmë të kaluar s’bashku ne sfidat e shumta sportive. 

Klubi e falënderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe pune profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit ne nivel edhe me të lartë siç Ishte me parë. 

Faleminderit i dashur trajner, shume suksese në karrierën tuaj”, ka shkruar në njoftimin e klubit.  Në fakt, nuk jepet asnjë arsye tjetër, përveç një falënderim për Munishin. 

Edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, ka fjalë të mëdha për Munishin, por nuk e ka qartësuar pse ka ardhur puna deri të shkarkimi apo ndarja e rrugëve.  

“Faleminderit, Faleminderit dhe Faleminderit i dashur trajner; do jesh një mik i përjetshëm për mua dhe familjen time. Të uroj sukseset e pafundshme”, ka shkruar Kabashi.

Megjithatë është vendim i klubit dhe ata e dijnë më së miri arsyen, por të paktën është dashur ta sqarojnë opinionin, për faktin se Munishi ka arritur në pozitën e dytë me skuadër.  Ose Ballkani ka ndonjë projekt të madh, që do ta shpalos këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat