Mërgim Vojvoda, futbollist i vitit në Kosovë! Thaqi – lojtari më i mirë i Superligës! Ja formacioni më i mirë i Superligës së Kosovës

Futboll

Mërgim Vojvoda, futbollist i vitit në Kosovë! Thaqi – lojtari më i mirë i Superligës! Ja formacioni më i mirë i Superligës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda, futbollisti i vitit në Kosovë! Anëtari i Kombëtares së Kosovës dhe i Torinos, u zgjodh lojtar i vitit. 

"Po e mbyllin vitin në mënyrë të vështirë në nivelin futbollistik. Shpresoj që viti tjetër të na gjejë me suksesin më të madh pasi e meritojnë të gjithë. Dua t'i falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerët që kanë punuar me mua. Kjo është Kosova, jemi një, ju dua", tha Vojvoda. 

Armend Thaqi, shpallet futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2020.

Ai ka treguar lojëra shumë të mira në radhët e Ballkanit.

Image

Armend Thaqi

"Është nder për mua të shpallem më i miri. Shpresoj që viti 2021 të na gjejë edhe më të fortë", deklaroi mbrojtësi i Kosovës", tha mes të tjera Thaqi.

Në manifestimin e Federatës së Futbollit të Kosovës u shpall formacioni më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2020.

Portier Faton Maloku (Drita), qendërmbrojtës Ardian Cuculi (Drita), Leotrim Bekteshi (Prishtina), mbrojtës i djathtë Armend Thaqi (Ballkani), mbrojtës i majtë Arbër Potoku (Ballkani), mesfushë Hamdi Namani (Drita), Endrit Krasniqi (Prishtina), Gerhard Progni (Gjilani), sulmues Ermal Krasniqi (Ballkani), Xhevdet Shabani (Drita) dhe qendërsulmues Mirlind Daku (Ballkani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat