Eriksen drejt Premier League, zbulohet dëshira e madhe e Antonio Contes

Futboll

Eriksen drejt Premier League, zbulohet dëshira e madhe e Antonio Contes

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Eriksen

Aventura e Christian Eriksen me Interin është drejt fundit. Fantazisti danez nuk bën më pjesë në planet e klubit italian dhe trajnerit Conte. “Eriksen është pjesë e listës së lojtarëve që do të largohen, për faktin që nuk janë të kënaqur me aktivizimin.

Ai ka hasur vështirësi në përshtatje dhe nuk është funksional për lojën tonë. Kjo që po them nuk i heq asgjë profesionalizmit të lojtarit, por i duhet dhënë mundësia për të gjetur më shumë hapësira në një ekip tjetër“, u shpreh dje Giuseppe Marotta, CEO i Interit.

PSG dhe Arsenali mbeten dy destinacione të mundshme me 28-vjeçarin që mund të shkëmbehet me Paredes (PSG) apo Granit Xhakën (Arsenal). Një tjëtër klub që interesohet për Eriksen është Manchester United.

Solskjaer e pëlqen lojtarin viking, teksa Antonio Conte ka një dëshirë: Donny van de Beek. Holandezi nuk po arrin të fitojë një fanellë titullari te “Djajtë e Kuq” dhe te Interi do e prisnin krahëhapur.

Conte ia ka bërë të qartë Marottës dëshirën e tij dhe ky i fundit ka nisur nga puna për të realizuar një shkëmbim midis Van De Beek dhe Eriksen, me këtë të fundit që do të kthehej në Premier League, aty ku shkëlqeu me Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat