Pochettino favorit për trajner të PSG-së

Futboll

Pochettino favorit për trajner të PSG-së

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Pochettino

Trajneri argjentinas, Maurizio Pocchetino, thuhet se është zëvendësimi i ish-trajnerit të Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel.

Sipas “Bild” PSG ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel, i cili ishte nën presion pas rezultateve të dobëta.

Tani, ende nuk është konfirmuar nga klubi parisien dhe tanimë thuhet se Pochettino është zëvendësuesi i gjermanit.

Sipas “FabrizioRomano.com” Mauricio Pochettino me avokatët e tij dhe bordi i PSG janë në kontakt për 24 orë do arrihet marrëveshja.

“Poch” pritet të bëhet menaxheri i ri i PSG në orët e ardhshme kur të zgjidhet çdo detaj.

Edhe ish-futbollisti i PSG-së, Thiago Motta, thuhet se është opsion i mundshëm për PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat