Sërish pas Rashicës

Futboll

Sërish pas Rashicës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Sërish pas Rashicës

Milot Rashica duket se nuk do të jetë gjatë te Werder Bremeni.

Shumë klube janë të interesuara për të, derisa duket se Aston Villa nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga ai.

Mediet britanike kanë shkruar sot se Aston Villa ka rikthyer sërisht pistën për transferimin e Milot Rashicës. 

“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka shkruar The Athletic.

Rashica në ndeshjet e fundit nuk është duke luajtur te Werderi për shkak të lëndimit, derisa pritet t’i rikthehet fushës në muajin janar të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat