Inzaghi i dëshpëruar me sulmuesin e Kosovës

Futboll

Inzaghi i dëshpëruar me sulmuesin e Kosovës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Inzaghi i dëshpëruar me sulmuesin e Kosovës

Humbja me shifrat 3:2 nga Milani, duke marë një gol në sekondat e fundit e ka nervozuar tej mase trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi.

Trajneri ka komentuar ndeshjen, duke u ndalur për një çast edhe te paraqitja e Vedat Muriqit.

“Caicedo doli nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri vërtet mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij, por…”, ka thënë Inzaghi.

Sulmuesi hyri në fushë në pjesën e parë pas lëndimit të Correasit, por nuk arriti të linte dot gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat