Ish-portieri i Milanit: Medalje për Piolin

Futboll

Ish-portieri i Milanit: Medalje për Piolin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Ish-portieri i Milanit: Medalje për Piolin

Ish-portieri i Milanit, Simone Bralja ka komentuar në mikrofonat e “TuttoMercatoRadio” renditjen aktuale të Serisë A italiane duke folur për duelin Milan-Inter për kreun e klasifikimit:

“Pioli ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer, dhe ky Milan është për t’u përgëzuar dhe për t’i dhënë një medalje pasi ka ndërtuar një skuadër me raporte speciale me lojtarët.

Por Interin e shoh më të avantazhuar.

Vlerat e Interit nuk diskutohen dhe e kaloi periudhën e vështirë. Interi i Kontes është pretendenti kryesor për titullin kampion.”, përfundon Simone Bralja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat