Klopp: Salah i lumtur te Liverpooli, nuk largohet!

Futboll

Klopp: Salah i lumtur te Liverpooli, nuk largohet!

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Klopp: Salah i lumtur te Liverpooli, nuk largohet!

Në javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të Mohamed Salah nga Liverpooli, por Jurgen Klopp ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë, duke nënvizuar se egjiptiani është shumë i lumtur në Anfield Road dhe as që e mendon largimin.

“Mo është në një moment shumë të mirë, në një formë shumë të mirë.

Kjo është më e rëndësishmja, sot në stërvitje duhet ta kishit parë. Ishte duke qeshur gjithë kohën.

Kështu, në brendësi gjithçka është në rregull, për të tjerat është këndshëm për të gjithë ju që shkruani për të”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat