Çmenden mediat serbe: Google Maps i vendosi stadiumit serb emrin 'Skënderbeu'

Futboll

Çmenden mediat serbe: Google Maps i vendosi stadiumit serb emrin 'Skënderbeu'

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:33
Skënderbeu

“Provokim apo gabim”, ishte titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull.

Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

“Nuk e dimë nëse ky ishte një sulm hakerësh, apo një provokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon ajo, duke përcjellë disa mesazhe të ndjekësve në rrjetet sociale që shkruanin:

Ndërsa polemikën e publikoi edhe media ruse, Sputnik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat