Tirana, klubi më i mirë shqiptar

Futboll

Tirana, klubi më i mirë shqiptar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Tirana, klubi më i mirë shqiptar

UEFA ka publikuar ditën e sotme një renditje shumë të veçantë përsa i përket skuadrave që kanë bërë më mirë gjatë gjithë historisë së Champions League duke filluar nga viti 1955 e deri më sot në 2020-ën.

Tirana është skuadra e parë shqiptare që renditet më mirë pikërisht në vendin e 140 me 20 pikë të grumbulluara me bardheblutë që lënë pas plot 360 skuadra të tjera nga 500 në total, përfshirë edhe skuadra me emër si Wolfsburg, Atalanta e Leicester.

Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar në këtë renditje speciale teksa me 15 pikë në total mban vendin e 168-të. Më pas vjen Partizani në vendin e 194-të i ndjekur nga Vllaznia dhe Dinamo.

Më pas vinë Kukësi, Flamurtari dhe Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat