Pochettino do të përpiqet ta bind Messin që të bashkohet me PSG-në

Futboll

Pochettino do të përpiqet ta bind Messin që të bashkohet me PSG-në

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Mauricio Pochettino dhe Lionel Messi

Mauricio Pochettino është favoriti për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain pasi Thomas Tuchel u shkarkua nga detyra e trajnerit më 24 dhjetor.

Mediat shkruajnë se ardhja e argjentinasit në krye të skuadrës parisiene mund të ndihmojë që PSG ta afrojë Lionel Messin verën e ardhshme.

PSG ka qenë e lidhur fort me një lëvizje për Messin kur kontrata e tij skadon më 30 qershor, me kapitenin e Barcelonës, që do të jetë në gjendje të flasë me klube të tjera nga 1 janari, ndërsa Pochettino ka qenë nga ata trajnerë që kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta trajnuar yllin e madh.

Sipas Le Parisien, Messi mund të shoqërojë bashkatdhetarin e tij në Parc des Princes sezonin e ardhshëm.

Messi tashmë ka disa miq në skuadrën e PSG, ku Neymar është kryesori, por aktualisht ai është i përqendruar vetëm te Barcelona. Ndryshe nga vera e kaluar, ai nuk është në luftë me bordin e klubit, pasi njerëzit me të cilët kishte mosmarrëveshje tashmë janë larguar.

Në çdo rast, zgjedhjet presidenciale në Barcelonë në 24 janar mund të ndikojnë deri diku për të përcaktuar të ardhmen e Messit, pasi të gjithë para-kandidatët kanë thënë se 33-vjeçari është në planet e tyre dhe qendër e projekteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat