Totre largohet nga Shkëndija?!

Futboll

Totre largohet nga Shkëndija?!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Totre largohet nga Shkëndija?!

Enur Totre mund të largohet nga radhët e Shkëndijës që tani në janar.

Një gjë të tillë shkruan “Sportmedia.mk”, sipas të cilëve destiancion i radhës i mesfushorit të “kuqezinjëve” mund të jetë skuadra polake e Gornik Zabrzhe.

Bëhet fjalë për një skuadër që garon në elitën e futbollit polak dhe që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të me 23 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Legia Varshavës.

Sipas “Sportmedia” Gornik Zabrzhe ka kontaktuar me futbollistin, duke i ofruar Totres një ofertë të majme, teksa tashmë mbetet që bisedimet të transferohen në nivel klubesh, dhe nëse Shkëndija pranon ofertën e polakëve, atëherë reprezentuesi i Maqedonisë mund të transferohet jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat