Solskjaer: Jam i zhgënjyer me rezultatin, merituam fitoren

Futboll

Solskjaer: Jam i zhgënjyer me rezultatin, merituam fitoren

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United udhëtoi në ‘King Power Stadium’ të ndeshet me Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin përfundimtar 2 – 2, me golat e Rashford dhe Fernandes per Manchester, ndërsa për Leicester shënoi auto-gol mbrojtësi i United, Axel Tuanzebe dhe Jamie Vardy.

Tuanzebe zëvendësoi të lënduarin Victor Lindelof, dhe menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e ndeshjes.

‘Sa i përket Lindelof, ai ka vuajtur që një kohë me shpinën, duhet të presim e të shohim çfarë thotë raporti mejkësor’, tha ai.

‘Sigurisht që unë isha i zhgënjyer që nuk fituam. Ne kishim shumë shanse dhe mund ti kishim konkretizuar ato, por patëm një kundërshtar vërtet të rrezikshëm sot’, tha norvegjezi.

‘Kemi një ndeshje tjetër në tre ditë, kemi një ditë shtesë pushimi të cilën do ta përdorim me mençuri’, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Përndryshe, pas ndeshjes së sotme, Manchester United qëndron në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Leicester City mban pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat