Juventusi me plan të qartë për rikthimin e Pogbas

Futboll

Juventusi me plan të qartë për rikthimin e Pogbas

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Paul Pogba

Klubi italian, Juventusi synon ta rikthejë në skuadër mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Emri i Pogbas ka qenë njëri nga më të përfolurit në vitin e fundit dhe një largim i tij nga Old Trafford vazhdon të jetë shumë i mundshëm.

Real Madridi dhe Juventusi kanë dy klubet më të lidhura me transferimin e mesfushorit francez, por klubi italian thuhet se është favorit.

Bianconerët dëshirojnë të rikthejnë yllin e Unitedit në Torino, me francezin që ka deklaruar zhgënjimet e tij nën urdhrat e trajnerit Olde Gunnar Solskjaer.

Por, ata përballen me një situatë të vështirë financiare për të nënshkruar Pogban plotësisht, dhe në vend të kësaj mund të përpiqen të eksplorojnë mundësi të tjera për ta sjellë atë në klub.

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi po konsideron një përpjekje për të siguruar një lëvizje huazimi me mundësi për të blerë Pogban në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat