City pas Riqui Puig

Futboll

City pas Riqui Puig

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Riqui Puig

Riqui Puig nuk ka të ardhme ne Barcelonë, jo me trajnerin Ronald Koeman.

Andaj, në vitin 2021, talenti do të kërkojë klub të ri.

Ai nuk është pa oferta.

Sipas Estadio Deportivo, pas tij është Manchester City me urdhër të Pep Guardiolës.

Raportohet se City do të tentojë ta marrë 21-vjeçarinatë në afatin kalimtar të janarit, por Barça është e gatshme ta lërë të largohet vetëm në formë huazimi.

Po ashtu edhe Real Betis e do lojtarin dhe është më afër që ta marrë atë pasi është pajtuar me huazimin, derisa City e do me marrëveshje të përhershme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat