​Zyrtare, FC Ballkani zyrtarizon pasuesin e Ismet Munishit

Futboll

​Zyrtare, FC Ballkani zyrtarizon pasuesin e Ismet Munishit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Bledi Shkëmbi

Klubi futbollistik Ballkani ka njoftuar emërimin e trajnerit të ri pas shkarkimit të Ismet Munishit dhe ai është Bledi Shkëmbi.

Në njoftimin e klubit thuhet se ata kanë pasur kontakte me disa trajner të respektuar por që pas shqyrtimit të programeve të tyre.

Ishte Bledi Shkëmbi ai i cili i ka bindur për të nënshkruar një kontratë bashkëpunimi, përcjell KosovaPress.

Trajneri nga Korça në të kaluarën ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat