Juventusi refuzon transferimin falas të Ozilit

Futboll

Juventusi refuzon transferimin falas të Ozilit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Ozil

Arsenali e ka ofruar mesfushorin Mesut Ozil të Juventusi duke pranuar t’i paguajë gjysmën e pagës, por gjiganti italian nuk është i interesuar.

Gjermani është mbetur pa skuadër, meqenëse Arsenali e ka hequr nga skuadra e Premierligës dhe Ligës së Evropës.

32-vjeçari nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë edicion dhe është i mundur largimi në afatin e janarit.

Sipas Tuttosport, Arsenali e ka ofruar ish yllin e Realit të Juventusi, por klubi italian e ka refuzuar.

Ozil ndeshjen e fundit e zhvilloi me 7 mars 2020 kundër West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat