Kaos tek Milan, Donnarumma ka ofertë të largohet

Futboll

Kaos tek Milan, Donnarumma ka ofertë të largohet

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Gianluigi Donnarumma

Portier i i AC Milan, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet nga klubi, bën të ditur “Corriere della Sera”.

Pas refuzimit të nënshkrimit të kontratës nga Hakan Calhanoglu, shkaku që dëshiron rrijte page, tani problemet sa duket e shtohen për Milanin. Sipas “Corriere della Sera”, Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga “Rossonerët”.

Sipas artikullit, agjenti i portierit, Mino Raiola, ka ndalur bisedimet për rinovimin e kontratës sepse tani thuhet të kenë ardhur “propozime interesante” nga Inter dhe Juventus.

Thuhej se kontrata e Donnarummas do të ishte shtatë milionë euro në sezon, dhe gatishmëria për marrëveshje ekziston nga dy palët.

Por, Raiola i ka informuar “Rossonerët” që në fakt kanë ardhur oferta informale për 21 vjeçarin dhe se përbërja e tyre kap shifrën mbi shtatë milionë euro.

Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i Milan ishte shprehur se bisedimet janë duke progresuar dhe se Donnarumma është një profesionist i vërtetë por që duhet të kemi parasysh që ne jemi një klub kolektiv dhe jo individual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat