Shkëmbi: Skuadra e Ballkanit e ndërtuar për sukses

Futboll

Shkëmbi: Skuadra e Ballkanit e ndërtuar për sukses

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Bledi Shkëmbi

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka folur për herë të parë pasi mori zyrtarisht detyrën e trajnerit.

Pas një karriere të gjatë si futbollist, ai e filloi punën e trajnerit pikërisht në Superligën tonë me Lirinë.

41 vjeçari është shprehur shumë i kënaqur që do të rikthehet në Kosovë.

“Për mua është shumë kënaqësi dhe respekt që kam arritur marrëveshje me Ballkanin dhe do të punoj në Superligë” deklaroi Shkëmbi.

Ish trajneri i Kukësit, tregon synimet që do të ketë Ballkani në këtë edicion.

“Ballkani është një ekip i ndërtuar për të pasur sukses, për të dalur kampion apo minimum për të luajtur në Evropë. Kam pasur një bisedë të mirë me presidentin dhe kemi arritur marrëveshjen” shprehet Shkëmbi.

Ai do të udhëtojë të martën në Kosovë për të bërë prezantimin zyrtar, ndërsa punën në terren do ta nis nga fillimi i vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat