“Ronaldo është talent i krijuar, por Messi është diçka tjetër – s’do të ketë më si ai”

Futboll

“Ronaldo është talent i krijuar, por Messi është diçka tjetër – s’do të ketë më si ai”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Për Cassanon, s’do të ketë më një tjetër si Leo Messi.

Në dekadën e fundit gjithmonë ka ekzistuar debati si cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Lidhur me këtë nuk ka asnjë dyshim futbollisti që e ka veshur fanellën e Real Madridit.

Antonio Cassano ka deklaruar se Messi është talent i lindur dhe kjo e veçon shumë nga Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo është talent i krijuar, më shumë e kuptoni edhe përmes rrjeteve sociale ku e shikoni çdo ditë me djalin e tij duke bërë gjëra të ndryshme. Flitet shumë për të, më pak për Messin. Por në futboll këto janë dy gjëra krejt të ndryshme. CR7 është shumë i fuqishëm, por është talent i ndërtuar”, tha Cassano për Sky Sport.

“Messi në anën tjetër është si Federer, Jordan, Maradona, diçka që kurrë nuk do ta shohim sërish në jetë, ai ka talent të jashtëzakonshëm, dhuratë nga natyra. Kam dëgjuar shpesh se Messi luan me fenomena në Barcelonë, i mbaj mend vetëm Xavin dhe Iniestan, derisa në fillim ka qenë edhe Ronaldinho. Por me Messin janë bërë kampion lojtar si Pedro, Dani Alves, Mascherano dhe shumë të tjerë. Ai ka bërë që shumë lojtarë të rriten”.

“Synimi i Ronaldos është të shënojë gola, ai nuk ka qëllime ekipore apo të dhurojë asiste. Messi në anën tjetër, bën që i gjithë ekipi të rritet dhe ai është idhulli im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat