Milani interesohet për yllin anglez

Futboll

Milani interesohet për yllin anglez

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
Wilfried Zaha

Milani ka shprehur interesim për shërbimet sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha – bën të ditur The Sun.

Rossonerët janë në krye të tabelës së Serie A, me një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter dhe shpresojnë të qëndrojnë aty.

Në përpjekje për ta fituar titullin e parë që nga sezoni 2010/2011, Milani do të ketë nevojë për përforcimin e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.

Zaha, i cili i ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani këtë edicion në Ligën Premier, konsiderohet si përforcim ideal për sulmin në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një largim nga Selhurst Park në afatet e fundit kalimtare, ndërsa edhe Arsenali është interesuar për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat