Jo pak herë këtë sezon ka patur kritika

Futboll

Jo pak herë këtë sezon ka patur kritika

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Declan Rice

Jo pak herë këtë sezon ka patur kritika në rritje ndaj Samir Handanovicit për paraqitjet e tij, çka ka shtyrë edhe drejtuesit të shikojnë për një portier të ri.

Ausilio mësohet të ketë shënjestruar portugezin Rui Silva i cili ka impresionuar te Granada edhe në Europë këtë sezon. 26-vjeçari ka kontratë deri qershorin e ardhshëm me klubin spanjoll dhe ua ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë, çka do të ishte një goditje falas për zikaltrit.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë pasi edhe Atletico e Madridit, Sevilla, Roma e Lazio janë në ndjekje të “gardianit” portugez.

Declan Rice është një nga mesfushorët e rinj më interesantë dhe impresionues në Premier League, Ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, në veçanti të Chelsea-t. Blutë e Londrës prej kohësh monitorojnë 21-vjeçarin, duke e tentuar blerjen e tij edhe në verë, por kërkesa e lartë dhe situata e vështirë prej CVID-19 ndalën bisedimet.

Tani drejtuesit e West Hamit duan ta lidhin Rice sa më gjatë në skuadër, pavarësisht se ai ka kontratë deri në vitin 2024. Parashikohet rinovimi me një tjetër sezon, por duke përmirësuar ndjeshëm pagën e lojtarit.

Teksa Barcelona po vuan për të blerë një sulmues në janar, drejtuesit po punojnë në krahun tjetër edhe për të blinduar të ardhmen e Ousmane Dembelesë.

Francezi, cili në dy sezone më shumë ka qëndruar jashtë fushave nga dëmtimet ka kontratë deri në vitin 2022 dhe për klubin lojtari nuk duhet të përfundojë me një vit kontratë të mbetur verën e ardhshme. Janë disa klube të mëdha që duan sulmuesin, por Barcelona është përgjigjur që 23-vjeçari largohet vetëm për klauzolën 400 mln euro.

Në moshën 32-vjeçare, Lucas Pratto do të rikthehet në futbollin europian. Sulmuesi argjentinas, i cili vesh fanellën e River Plate që nga viti 2018, ka zgjedhur Eredivisien si destinacionin e radhës, ku do të luajë me Feyenoordin. Pratto pati në vitin 2012 një eksperiencë me Genoan, e cila përfundoi shpejt, ndërsa tani është Feyenoordi që e shikon lojtarin si përforcimin më të mirë të mundshëm.

Drejtuesit e klubit holandez arritën akordin me River Plate për huazimin deri në fund të sezonit pa të drejtë blerjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat