​Inter të interesuar për Origin

Futboll

​Inter të interesuar për Origin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Divock Origi

Inter kanë identifikuar sulmuesin e Liverpoolit Divock Origi si një transferim të mundshëm, raporton “Corriere Dello Sport”.

“Nerazzurët” e shohin 25 vjeçarin si sulmuesin ideal për t’i bërë konkurrencë Romelu Lukakut, për pjesën e mbetur të edicionit 2020/21.

Lukaku dhe Origi janë shokë të skuadrës tek Kombëtarja e Belgjikës, dhe kjo mund të jetë një plus i madh për Antonio Conten.

Por, Leeds United spekulohet se janë gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e Origit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat