Dede “thumbon” Vllazninë

Futboll

Dede “thumbon” Vllazninë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Dede “thumbon” Vllazninë

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Vllazninë, e programuar për nesër pasdite. Ai tha se bardheblutë do të luajnë për të fituar takimin ndaj shkodranëve, ndonëse pranoi se kundërshtarët po kalojnë një moment të mirë dhe kryesojnë me meritë.

Si e shihni përballjen nesër me Vllazninë?

Jemi përballë ekipit që po kryeson renditjen sot dhe ka bërë një futboll të mirë deri tani. Do jetë një përballje e bukur, ata janë një kundërshtar i fortë që nuk janë thyer deri sot, deri sa nuk u thyen edhe me Tiranën i japin të drejtë vetes për të qenë pretendentë për titull. Të shohim çdo të ndodhë nesër, nëse ata realisht do mbrohen apo do luajnë futbollin e tyre.

A i ka mundësitë Tirana të marrë tre pikët nesër?

Tirana futet në çdo ndeshje për të fituar dhe këtë nuk e mohojmë dot. Kemi tentuar ta bëjmë këtë në çdo ndeshje, kemi pasur shansin tonë, në pak momente jemi vënë në vështirësi nga kundërshtarët. Kemi patur vetëm një humbje herën e parë dhe pas asaj Tirana nuk ka pasur me mungesë ekuilibri si skuadër. Po luajmë me një ekip të një qyteti që ka të njëjtin mentalitet.

Ata thonë “me kenë shkodran të tana i ban”. Kështu e kanë ata shprehjen. Do mundohemi t’i presim me shprehjen e tyre. Meqë jemi Tirana do mundohemi me çdo mënyrë ta fitojmë ndeshjen, brenda kuadrit sportiv.

Çfarë i mungon kësaj Tirane për të shkuar përtej barazimeve?
Ne nuk luajmë futboll aventurë, për këtë të jeni të bindur, skuadra e ka pranuar faktin dhe është e zgjuar dhe e vetëdijshme që në këtë kampionat ka shumë pak diferenca dhe të gjithë duhet të jemi të ekuilibruar. Që duhet të shënojmë më shumë, kjo është ajo diferenca dhe mund të kemi të drejtën të themi që kemi patur shumë barazime dhe kemi shënuar pak.

Tirana nuk duhet të bëjë asgjë ndryshe, vetëm të jetë më pragmatiste përballë portës dhe të konkretizojmë e shfrytëzojmë ato raste që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat