Topalli me vlerë më të madhe se të gjithë futbollistët e Superligës

Futboll

Topalli me vlerë më të madhe se të gjithë futbollistët e Superligës

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:23
Topalli me vlerë më të madhe se të gjithë futbollistët e Superligës

Vlera e Jetmir Topallit është rritur ndjeshëm pas transferimit në Turqi, raporton Olle.

Futbollisti i ri sa ishte pjesë e Ballkanit vlerësohej me çmimin 200 mijë euro, teksa së fundmi Transfermarkt e ka rivlerësuar duke i vendosur çmimin 500 mijë euro.

E me vlerën e re, Topalli i kalon për nga çmimi të gjithë futbollistët e Superligës së Kosovës.

Ai bëhet për 25 mijë euro më i shtrenjtë se Mici që vlenë 475 mijë euro, dhe për 50 mijë më i shtrenjtë se Simonovski i Feronikelit që kushton 450 mijë.

Topalli ka realizuar 4 gola në vetëm 281 minuta lojë, me një mesatare të frikshme prej 70 minutash për një gol të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat