Zidane i thotë të gjitha

Futboll

Zidane i thotë të gjitha

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Zidane i thotë të gjitha

Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen e 16-të në La Liga nesër ndaj Elche.

Gjatë ditës së sotme, në seancën stërvitore të zhvilluar në stadiumin e tyre, Zidane mori lajme të mira pasi që i gjithë ekipi u stërvit, përpos Rodrygos që është i lënduar.

Një ditë përpara ndeshjes, si zakonisht trajneri Zidane ka dalur në një konferencë shtypi.

Zidane: “Ekipi është duke luajtur mirë, jemi të lumtur që do të luajmë përsëri pas 3 ditëve pushim. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2020 dhe çfarë ne duam është të bëjmë atë që dimë gjithmonë, të fitojmë. Ndeshja ndaj një kundërshtari që sapo është promovuar në ligë është gjithmonë e vështirë”.

“Largimi i Marcelos dhe Iscos në afatin kalimtar të janarit? Unë mbështetem në të gjithë lojtarët, që të gjithë janë lojtarë tanë. Unë nuk bisedoj shumë këto gjëra, nëse ata duan të largohen apo jo. Nuk mund ta kontrolloj një gjë të tillë. Atyre do t’iu jepet mundësia për të luajtur”, u shpreh ai.

Sa i përket rikthimit të Hazard, Zidane tha se belgu do të jetë nesër aty. “Ideja është që ai të luaj shumë pak nesër dhe të bëhet gati për ndeshjet e ardhshme”, tha Zidane.

Përpos gjithash, në këtë konferencë shtypi, francezi u pyet edhe për rinovimin e Ramosit, ku ai u shpreh se ekziston një debat për këtë gjë, dhe ka shumë gjëra për të cilat duhet biseduar. “Unë dua që të gjithë lojtarët e mi të qëndrojnë në skuadër. Gjithashtu, kam dëshirë që të zgjidhen të gjitha çëshjet. Dhe shpejt”.

48 vjeçari tregoi se kritikat do të jenë gjithmonë të pranishme pa marrë parasysh në qoftë se ata fitojnë apo humbasin.

“Çdo ditë është e ndryshme, ka lajme të këqija dhe të mira. Jemi të lumtur dhe mirënjohës që po luajmë futboll. Po shpresojmë që 2021 të jetë edhe më e mirë”, përfundoi konferencën e tij më këtë fjali trajneri i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat