Stadiumi më i ri

Futboll

Stadiumi më i ri

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Stadiumi më i ri

Milan dhe Inter vazhdojnë rrugëtimin e punës burokratike për stadiumin më të ri në qytetin e Milanos.

Siç raporton “La Reppublica”, vullneti i dy klubeve është që të shembet sa më shpejt stadiumi aktual “Giuseppe Meazza” për t’iu dhënë jetë projektit më të ri.

Klubet respektive pretendojnë të kenë në dorë “çelësat” e stadiumit në vitin 2025, që do të thotë që punimet do të nisin gjatë gjysmës së vitit 2022.

Por për të nisur punimet e projektit të impiantit më modern jo vetëm në Itali por edhe në Europë duhet të zgjedhin një nga dy projektet fituese në finale, midis projektit “Cattedrale di Populous” ose “Anelli di Milano”, dhe etapa e dytë ajo e transformimit të “Giuseppe Meazza”-s, kalimi nga pronësia e Bashkisë së Milanos në atë të sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat