Keqardhje

Futboll

Keqardhje

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:03
Carlo Tavekio

I intervistuar nga kolegët e së përditshmes italiane “La Repubblica”, ish-presidenti i FIGC, Carlo Tavekio, është rikthyer të flasë për mandatin e tij si numri një i futbollit italian, i njollosur në mënyrë të pashmangshme nga mungesa e kualifikimit të “Axurrëve” në Botërorin e vitit 2018.

“Fati im i keq ishte filozofia: nëse do të kisha mbajtur Konten, duke paguar më shumë, mendoj se do të kishim arritur shumë gjëra, – ka nënvizuar.

 Megjithatë, nuk ishte në stilin tim të kaloja nga një shifër e qëndrueshme në një tjetër.

E për këtë arsye nuk mund të mendoja të mbaja këtë lloj raporti, edhe pse kisha siguruar një shumë të konsiderueshme nga ‘Puma’ për t’u përpjekur të mbaja Konten.

Përpara Venturës telefonova Kapelon. Ishte ai zgjedhja ime e parë, por me mirësjellje dhe stil më bëri të kuptoja që nuk ishte për të.

Zgjedhja e dytë ishte Donadoni, e treta dyshja Ventura-Lipi. Më pas, kur varka nuk ecën mirë, zbresin të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat