Cruyff sulmon 'France Football': Pse babai im...

Futboll

Cruyff sulmon 'France Football': Pse babai im...

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Cruyff sulmon 'France Football': Pse babai im...

Ishte e çuditshme, në fakt, të mos lexoje emrin e Johan Cruyff në “Dream Team” të të gjitha kohërave, që revista “France Football” zgjodhi së fundi.

Nuk ka justifikim dhe shpjegim pse ikona e futbollit hollandez nuk ishte mes më të mirëve në historinë e këtij sporti. Yashin në portë; Cafu, Beckenbauer dhe Maldini në mbrojtje, Maradona, Xavi, Matthaus dhe Pelé në mesfushë, Cristiano Ronaldo, Ronaldo (Fenomeni) dhe Messi në sulm. Një formacion fantastik, por që ka lënë më shumë se disa hutime për shkak të mungesës së asit holandez.

Jordi, djali i Johan Cruyff foli mbi përjashtimin e babait të tij nga 11 historikët e “France Football”: “Unë i respektoj mendimet, por është për t’u habitur që babai im nuk është në 11-shen historike të ‘France Football’. Ai ka fituar 3 “Topa të Artë”, diçka me të cilën pakkush mund të mburret.

Po ashtu, u votua lojtari më i mirë europian i shekullit të 20-të”.

Në çdo rast, Jordi Cruyff nuk ndihet mirë nga ky fakt. Sigurisht, sipas tij, nuk është e nevojshme njohja e revistës prestigjioze franceze për të ditur se babai i tij ishte një nga futbollistët më të fortë në histori, ai që, siç shkruhet në autobiografinë e tij, ishte në gjendje të bënte “revolucionin dy herë, me këmbët e tij dhe me kokën”: 

“Trashëgimia e babait tim është më e rëndësishme sesa të jetë në një formacion historik. Ajo pranohet dhe njihet me dashuri nga të gjithë, me emra stadiumesh, statuja…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat