Van Dijk gëzon tifozët e Liverpolit

Futboll

Van Dijk gëzon tifozët e Liverpolit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Van Dijk gëzon tifozët e Liverpolit

Virgil van Dijk është duke u rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar më 17 tetor në barazimin 2-2 të Liverpoolit në udhëtim te Evertoni.

Mbrojtësi holandez ka pësuar lëndim në përplasjen me portierin Jordan Pickford, e që ishte i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në gju.

Van Dijk pritet të që t’i mungojë Liverpoolit edhe për disa muaj, mirëpo që aktualisht ka filluar rikuperimin.

Holandezi shihet duke u stërvitur në palestër, mirëpo natyrisht se ka një intensitet të ulët, në mënyrë që të mos e vështirëson rikuperimin.

Van Dijk është duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur që të ndihmojë Liverpoolin të luftojë për të gjithë trofetë.

Jurgen Klopp ka thënë se mbrojtësi është duke u stërvitur dhe po bën mirë, mirëpo nuk do të rrezikojë me të, për t’i lënë sa më shumë kohë që të shërohet plotësisht nga lëndimi në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat