Ibrahimovic kthehet në Milano

Futboll

Ibrahimovic kthehet në Milano

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të kthehet sot në Milano, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta parë sesi ka vajtur riaftësimi i tij nga lëndimi.

Sulmuesi suedez synon të rikthehet në fushë për Milanin kah mesi i janarit,.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e pret 39-vjeçarin në Milanello sot gjatë ditës.

Ai duhet t’i bëjë testet mjekësore së pari, për të parë se si ka vajtur shërbimi i pulpës së këmbës.

Ibrahimovic pritet të rikthehet në fushë në kah mesi i muajit të ardhshëm, në takimin e Milanit me Cagliarin më 18 janar.

Kjo nënkupton se ai, megjithatë, nuk do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, përfshirë kundër Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat