Zbulohet prapaskena, ja pse u largua Diego Costa

Futboll

Zbulohet prapaskena, ja pse u largua Diego Costa

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Zbulohet prapaskena, ja pse u largua Diego Costa

Largimi i papritur i Diego Costas nga Atletico Madrid i cili prishi kontratën 6 muaj para fundit të saj ka krijuar shumë bujë në mediat spanjolle.

Një ngjarje që surprizoi tifozët e ekipit që kryeson kampionatin spanjoll të futbollit.

Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe dhe prapaskenat kanë dalë në dritë. Ato i ka zbuluar De La Morena, gazetari i El Transistor.

Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones. Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij.

Akordi me bomberin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit që synon të arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Milik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat