Tërmeti në Kroaci, solidarizohet Duka

Futboll

Tërmeti në Kroaci, solidarizohet Duka

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Tërmeti në Kroaci, solidarizohet Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një letër solidariteti Federatës Kroate të Futbollit mbi tërmetin që preku të martën e 29 dhjetorit zonën e Petrinjës në Kroaci. Presidenti Duka shprehet i prekur nga ky tërmet dhe shpreson në rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet.

Më poshtë letra e presidentit Duka:

I dashur President, i dashur Davor, Mësuam me trishtim të madh mbi tërmetin tronditës që preku ditën e martë zonën e Petrinjës.

Personalisht dhe në emër të gjithë familjes së Federatës Shqiptare të Futbollit shpreh keqardhjen e thellë dhe të sinqertë për këtë tragjedi për vendin dhe popullin tuaj. Fatkeqësisht, të gjithë ne jemi pjesë e një zone që preket nga këto fatkeqësi natyrore dhe ndajmë me ju të njëjtin pikëllim dhe dhimbje për këdo të prekur nga ky tërmet tragjik.

Lutemi të gjithë për ju dhe shpresojmë në rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet.
Shumë sinqerisht, Armand Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat